23:11 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

“Bëhet i gjallë” hoxha kosovar që u burgos në Turqi për abuzim seksual

Ish-kryetari i Bashkësisë Islame në Kaçanik, Florim Neziraj ka shkruar për herë të parë në profilin e tij në “Facebook”, që nga koha kur ishte paraburgosur në Turqi për akuzën e ngacmimit seksual me një vajzë të mitur.

Mirëpo, hoxha që u shkarkua nga detyra për shkak se lejoi një imam në Kaçanik të jepte njoftimin për vdekjen e Lavdrim Muhaxherit të ISIS-it, nuk ka thënë asnjë fjalë të vetme rreth akuzave që e rënduan në Turqi, transmeton Indeksonline

Ai ka shkruar rreth votimit të projektligjeve që ia hapën rrugën Kosovës për krijimin final të ushtrisë.

Postimi në “Facebook” me shumë gabime drejtshkrimore:

“Urime Ushtria e Kosovës. Të nderuara Familje të Dëshmorëve, qytetar, bashkëluftëtarë të UÇK-së, vëllezër dhe motra, me kënaqësi ju uroj për Ushtrinë e Kosovës, dikur ne ishim për qlirimin e kosovës dhe shtetë formimin e sajë, po sot, Ushtria e Kosoves është për ruajtjen e teritorit të sajë që u qlirua me ndihmen e Zotit, me gjak, mundë e sakrificë. Respekt për të gjithë ata që ranë për qlirimin e Kosovës”, ka shkruar ai. /Indeksonline/