07:15 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Bëhet inaugurimi i fillimit të punimeve për rregullimin e rrugës Rahovec-Suharekë

Sot fillojnë punimet për rehabilitimin e rrugës Rahovec-Suharekë.

Sipas njoftimit, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj pritet që të vizitojë Rahovecin me rastin e inaugurimit të fillimit të punimeve.

Inaugurimi i fillimit të punimeve do të bëhet në udhëkryqin e parë në dalje të Rahovecit në drejtim të Suharekës, duke filluar në ora 16:00./Indeksonline/