23:29 / E Shtunë, 04 Prill 2020 / indeksADMonline

Bëhet nënë për herë të dytë, aktorja e serialit “La Madrastra”

Aktorja e telenovelës meksikane shumë të ndjekur “La Madrastra” (Njerka), Ana Layevska është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e ëmbël e dha vetë aktorja me një postim në rrjete sociale ku tregoi portretin ëngjëllor të të birit.

38-vjeçarja dha edhe një mesazh shumë të bukur krah fotos. “Në këto kohë frike, pasigurie, ndryshimi, ti erdhe si një premtim se gjithçka do të bëhet mirë dhe se kohëra më të bukura na presin. Mirëseerdhe në këtë botë të cilën me siguri do ta jetosh në një mënyrë tjetër, shumë më njerëzore dhe të vetëdijshme”, shkruan Ana.

Ana është e martuar që prej vitit 2014 me Rodrigo Moreira dhe çifti kanë edhe një vajzë me emrin Masha.