Dua Lipa rikthehet në studio pas muajit të mjaltit, vazhdon stilin “nuse” me veshje të bardhë
Dua Lipa sapo është kthyer nga muaji i mjaltit në Itali me bashkëshortin e saj Callum Turner.
Pas pushimeve romantike, ajo është rikthyer në punë dhe është parë duke shkuar në një studio regjistrimi në New York, transmeton Indeksonline.
Këngëtarja 30-vjeçare ka ruajtur stilin “nuse” edhe pas dasmës, duke veshur një kombinim tërësisht të bardhë dhe duke mbajtur një çantë gri luksoze të markës Chloé me vlerë rreth 2,000 paund.

Dua Lipa dhe Callum Turner u martuan në një ceremoni luksoze në Sicily muajin e kaluar dhe më pas kaluan muajin e mjaltit duke udhëtuar përgjatë bregdetit të Amalfi Coast.
Dua e përshkroi muajin e mjaltit si “parajsë në tokë”, ndërsa qëndruan në hotelin luksoz La Posta Vecchia, një vilë e vjetër e Rilindjes pranë Romës, që dikur ka qenë edhe rezidenca bregdetare e J. Paul Getty./Indeksonline/


