20:12 / E Mërkurë, 01 Prill 2020 / indeksADMonline

Behgjet Pacolli: Edhe unë e shikova filmin turk “7 Kogustaki Mucize”

Ish-zëvëndëskryeministri, njëherit kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli përmes rrjetit të tij social Facebook, po tregon se si po e kalon kohën në karantinë.

Ai ka treguar dhe më herët që po qëndron afër familjes së tij, ndërsa sot i është bashkuar edhe adhuruesve të tjerë të filmit të famshëm turk “Mrekullia në qelinë e 7”, transmeton Indeksonline.

“Kur ne jemi të gjithë në shtëpi këto ditë, po kemi edhe kohë të lirë. Unë, përveç të tjerave, kam shikuar filmin turk “Mrekullia në qelinë e 7″, të cilën e rekomandoj shumë. Mesazhi është i bukur: Asnjëherë mos humb shpresën”, shkruan Pacolli./Indeksonline