13:14 / E Hënë, 28 Shtator 2020 / indeksADMonline

Behramaj: Nga 100 deputetë shqiptarë, as 61 s’janë të interesuar ta mbrojnë luftën e UÇK-së

Këshilltari politik i presidentit Thaçi, Adil Behramaj, pas debatit politik se kush e mbron dhe kush nuk mund ta mbrojë UÇK-në, ka reaguar duke thënë se nga 100 deputetët shqiptarë, as 61 prej tyre nuk janë të interesuar që ta mbrojnë luftën e UÇK-së.

“Kuvendi i Kosovës i ka 120 deputetë. Prej tyre, 100 janë deputetë shqiptarë. As 61 prej deputetëve shqiptarë s’janë të interesuar që ta mbrojnë luftën e UÇK-së”.

“S’janë të interesuar as të koordinohen dhe miratojnë një ligj që i mbron vlerat e luftës”.

“Ndërsa, nga ana tjetër, interesohen vetëm të përfitojnë politikisht dhe fshehurazi u gëzohen eliminimeve politike dhe ndëshkimit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së”, ka shkruar Behramaj.