16:19 / E Martë, 06 Korrik 2021 / AR

Bëhuni gati për perlën e radhës nga Donjeta Morina

Edhe pse e re në moshë, Donjeta Morina ka arritur të shndërrohet ndër këngëtaret më të kërkuara nga publiku shqiptar.

Bukuroshja nuk po ndalet së punuari për hite të reja, shkruan Indeksonline.

Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja tregoi se është gati për të lansuar projektin e ri të titulluar ‘Lem rahat’.

Bëhuni gati për të ndezur sezonin e verës me këtë perlë nga zëri unik i Donjetës./Indeksonline/