10:33 / E Premte, 12 Tetor 2018 / indeksADMonline

Bëhuni gati për tjetër spektakël, shoku i McGregor rrahet me shokun e Khabibit

Pas UFC 229, ishte planifikuar një pushim prej dy javësh. Ngjarja e ardhshme do të jetë në Moncton (Canada) më 27 tetor.

Një shfaqje që nuk është PPV, por ka interes të vecantë pas incidenteve që kanë ndodhur pas luftës mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor.

Artem Lobob (14-14-1) një luftëtar dhe shok shumë i ngushtë me Conor McGregor, do të ndeshet me Zuba Tukhugov (18-4), shoku i Khabib dhe një nga tre njerëzit që hynë në tetëkëndësh për të sulmuar irlandezin.

Ky meç ndoshta do të kalonte pa u vënë re, por tani po fillon të merr vëmendje, vecanërisht nëse marrin pjesë edhe McGregor dhe Khabib, të cilët zakonisht kanë marrë pjesë në luftërat e shokëve të tyre. /IndeksOnline/