Woodley parashikon sfidën mes Nurmagomedov dhe McGregor
Khabib Nurmagomedov do ta ketë avantazhin ndaj Conor McGregor, beson kampioni i UFC, Tyron Woodley.
Dyshja e lartëpërmendur do të përballen më 6 tetor në Las Vegas për titullin e peshave të mesme.
Dhe Woodley, i cili suksesshëm triumfoi ndaj Darren Till fundjavën e kaluar, parashikoi që Mc Gregor do të jetë në disavantazh kësaj radhe.
”Të dy janë të fortë. Nëse Khabib mund të bëjë presion te McGregor, atëherë avantazhi është i tij”.
”Por, në rast se Conor rikthehet në lojë vazhdon ta bëjë të njejtën, atëherë epilogu mund të ndryshojë”.
”Khabit mund t’i shmanget emocioneve. Shumë nga djemtë nuk mund ta bëjnë këtë”, u shpreh Woodley./IndeksOnline/