19:49 / E Premte, 28 Shtator 2018 / indeksADMonline

Behxhet Pacolli e fton këtë shtet të investojë në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behxhet Pacolli është takuar sot me homologun e tij nga Letonia, Edgar Rinkevics.

Pacolli e ka ftuar Letoninë për investime në Kosovë, ndërsa thotë se ky shtet do të jetë në mbështetje të Kosovës.

“Ne po dialogojmë me Serbinë, por mesazhet e Presidentit Vuçiç gjatë vizitës së tij në Kosovë, i sollën në mend krejt rajonit, historinë tonë tragjike gjatë sundimit të Milosheviqit, kur një milionë shqiptarë u përzunë brenda një nate , i thashë homologut tim leton Edgars Rinkēvičs, në përgjigje të interesimit të tij. E informova për zhvillimet e tjera në Kosovë, posaçërisht ato ekonomike.

Ftova biznesin leton që është i njohur gjerësisht për të ofruar eksperiencën e vet në fusha si ato të teknologjisë së informacionit, start-up-eve, dhe sistemeve hekurudhore rajonale. E kemi të sigurt mbështetjen letone, për sfidat tona të ardhshme si Interpol dhe Frankofonia. Homologu leton, vlerësoi nivelin e lartë të bashkëpunimit tonë dhe më ftoi për vizitë në Letoni” shkruan Pacolli./Indeksonline/