17:02 / E Enjte, 22 Prill 2021 / A. A

BeIN Sports: Dy golat e Vedat Muriqit i kushtuan Lazios nga 10 milionë euro

Lazio, sivjet ka shënuar 16 gola më pak se edicionin e kaluar.

Kjo për shkak të mungesës së efikasitetit nga reparti sulmues.

BeIN Sports raporton se tifozët e Lazios zhgënjimin më të madh e kanë me Vedat Muriqin.

Romakët paguan 20 milionë euro për ta transferuar sulmuesin kosovar nga Fenerbahçe.

Në 20 paraqitje të regjistruara në Serie A, Muriqi ka shënuar vetëm 1 gol. Ai ka tentuar vetëm 4 goditje në portë.

Në të gjitha garat, 26 vjeçari ka shënuar vetëm 2 gola të cilët i kanë kushtuar Lazios nga 10 milionë euro.

/Indeksonline/