14:48 / E Hënë, 22 Shkurt 2021 / A. A

‘Beki’ tregon se si iku afrikani Cavanda nga Kosova ‘për 10 sekonda’

Transferimi i Luis Cavandas te Trepça ’89 dështoi për shkak të kushteve infrastrukturore të stadiumeve në Kosovë, të cilat nuk ia mbushën syrin belgut për të qëndruar.

Presidenti i Trepçës ’89, Abedin Zeka, rrëfeu eksperiencën e shkurtër me Cavandan.

“Cavanda erdhi, na ia çuam biletën e aeroplanit, e pritëm, e stacionuam në hotel, e shetitëm në Prishtinë, e dërguam në restorantet më luksoze. U kam thënë bashkëpunëtorëve, e kam frikën se ka me na ikë. Kur e kom çue në Mitrovicë na u munduam me rrejtë pak, e çum në stadiumin “Adem Jashari”, me pa stadiumin prej jashti”

“Në momentin që u hi në zhveshtore, ai nuk ka prit as sekondat për me ik. Paramendoni, po të kishte ardh Cavanda me neve në Gjilan, sa ma të shëmtuara janë zhveshtoret atje. Mu m’ka ardh marre, kur i ka pa zhveshtoret dhe nuk ka nejtë as 10 sekonda”, deklaroi Zeka.

Cavanda do të vazhdoi karrierën në Kinë.

/Indeksonline/