Bekim Isufi: Gjilani e prishi derbin
Trajneri i Dritës, Bekim Isufi ka befasuar me deklaratë pas ndeshjes me Gjilanin.
Derbi i Anamoravës në xhiron e 18-të të Vala Super Ligës u mbyll me rezultat të barabartë 0 me 0.
Por, ish-trajneri i Vllaznisë së Pozheranit mendon se derbin e prishi Gjilani.
“Gjilani e prishi derbin. Nuk e di pse luajtën ashtu për barazim. Unë sigurisht se erdha për fitore. Dhe sigurisht se jeshija do të ishte nëse do të fitonim, por kështu e deshi fati. Lojtari i ndeshjes për mua, është e gjitha ekipi”, ka thënë Isufi pas ndeshjes.
Kujtojmë se kjo ishte ndeshja e fundit e stinorit vjeshtor në Superligë./IndeksOnline/