20:08 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

Bekim Isufi zbulon arsyet e largimit nga Drita

Pas humbjes së Dritës dje, trajneri, Bekim Isufi ka vendosur që të largohet nga posti i trajnerit te klubi gjilanas.

Ai ka lënë gjurmë te Drita duke fituar titullin e kampionit të Kosovës sezonin e kaluar dhe Superkupën e Kosovës muajin e kaluar.

Dhe tani në një intervistë për Insportin, Isufi ka zbuluar arsyet e largimit nga Drita.

Isufi: Të them të drejtën, nuk është menduar largimi kaq shpejt sikurse nuk është menduar që kaq shpejt do të arrihen këto suksese. Në bisedën e parë me kryesinë, kushti i parë ka qenë puna afatgjate që del të jetë afatshkurtër, por me plot suksese që askush si ka menduar, as unë. Disa herë kam kërkuar që të largohem, por nuk kanë pranuar disa dhe tash kisha marr vendim që të largohem dhe ju kam treguar stafit, lojtarëve dhe kryesisë së klubit edhe pse këta nuk kanë dashur as që të pranojnë që të bisedojnë në lidhje me këtë vendim. Unë vetëm se kisha vendosur që kjo do të ishte ndeshja e fundit.

Image may contain: 1 person, beard and close-up

Çka konkretisht ndikoi që ta merrni ketë vendim?

Isufi: Kanë ndikuar disa gjëra. Njëra ka qenë në të mirë të të dyja palëve, për mua dhe për klubin, për shumë arsye. Arritëm që të shpallemi kampion, fituam Super Kupën, kaluam në raundin e Ligës së Kampionëve që pak e kishin menduar dhe arritëm që pas dy viteve të pranimit me atë grup të lojtarëve, me 12-të e dinë të gjithë, arritëm që ta sigurojmë edhe një pjesëmarrës nga Kosova në Evropë për edicionin e ardhshëm. Të gjitha u arritëm brenda një viti. Normalisht që nuk është e lehtë një ndarje me gjithë këtë rrugëtim e gjithë këtë sukses dhe emocion.

Si e priten kryesia dhe futbollistët largimin?

Isufi: Dua që t’i falënderojë të gjithë, kryetarin e klubit, drejtorët, stafit për mbështetjen, lojtarët dhe tifozët për përkrahjen. Jam krenar për të gjitha urimet të cilat më janë bërë gjatë rrugës për të gjitha sukseset jo vetëm nga Drita, por të gjithë ata që janë afër me futbollin në Kosovë, po ashtu edhe për paraqitjet në arenën ndërkombëtare.

Çka i duhet Dritës në këto momente?

Isufi: Dritës i duhet qetësi dhe të analizohen situatat. Drita e ka një grup të lojtarëve të mirë të cilët e kanë dëshmuar veten.

Çka pas largimit, kur do ta shohim Isufin sërish në futboll?

Isufi: Në këto kohë më duhet pak pushim pastaj të shohim se çka do të sjell e ardhmja./IndeksOnline/