19:16 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Bekim Jashari dhe Ramiz Lladrovci takojnë eurodeputeten Julia Ward

Gjatë qëndrimit në Londër, kryetari i Skënderajt Bekim Jashari dhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, kanë takuar euro deputeten e Mbretërisë së Bashkuar, Julia Ward, në takim joprotokollar, diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit me komunat e këtij vendi mik.

Në rrjetin social,  Jashari ka theksuar se “u dakorduam që së shpejti, do të krijojmë ura bashkëpunimi me disa qytete të Mbretërisë së Bashkuar, do të këmbejmë përvoja për shumë lëmi, bashkëpunim në lëmin ekonomik, të arsimit, sektorët që mbulojnë çështjet gjinore si dhe bashkëpunimin ndërkulturor.”

Ja postimi i plotë në rrjetin social i Bekim Jasharit:

“Takimi me euro deputeten e Mbretërisë së Bashkuar, Julia Ward, së bashku me kryetarin Lladrovci që e patëm në Londër, ishte i përzemërt dhe shumë miqësor. Takimi ishte jashtë protokollit por megjithatë presim të jetë mjaft i dobishëm.

Takimi i sotëm, u shfrytëzua vetëm për njohje të afërt, ngase, znj. Ward, vitin e kaluar ka vizituar komunën e Drenasit dhe Memorialin në Prekaz. Sot, ia dhurova një dhuratë simbolike, për respektin e saj ndaj Republikës së Kosovës dhe sakrificës tonë.

U dakorduam që së shpejti, do të krijojmë ura bashkëpunimi me disa qytete të Mbretërisë së Bashkuar, do të këmbejmë përvoja për shumë lëmi, bashkëpunim në lëmin ekonomik, të arsimit, sektorët që mbulojnë çështjet gjinore si dhe bashkëpunimin ndërkulturor.

Pas këtij takimi, me Ramizin kemi vizituar Galerinë kombëtare, në Trafalgar Squere, ku e djeshmja e popullit fisnik të Mbretërisë së Bashkuar, rrezaton sot por edhe nesër, për vlerat e saj universale.”