17:45 / E Diele, 29 Nëntor 2020 / Blerina Racaj

Bekim Jashari falënderon Vjosa Osmanin që e nderoi mixhën Rifat me “Urdhërin e Lirisë”

Kryetari i Skenderajt, njëherit anëtar i familjes heroike Jashari, Bekim Jashari, përmes një postimi në FB ka falënderuar U.D e Presidentit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ia ndau axhës së tij, Rifat Jasharit “Urdhërin e Lirisë”.

Ai ka thënë se ky është nder dhe respekt që iu tregua familjes së tij, veçanërisht mixës Rifat.

Ky është postimi i tij:

U.D Presidentja e Republikës së Kosovës, Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, i ka ndarë mixhës, Rifat Jasharit, “Urdhrin e Lirisë”, në shenjë nderimi për familjen Jashari dhe kontributin e tij atdhetar.

Në emrin tim dhe të familjes Jashari, falënderoj U.D Presidenten për nderin dhe respektin e treguar ndaj familjes sonë dhe në veçanti mixhës Rifat.

Për shkak të gjendjes pandemike, mixha Rifat, tash e sa kohë ndodhet në Gjermani, por me mendje e me zemër edhe sot si në çdo ditë tjetër është me ne.

Të fala për të gjithë shqiptarët nga gjaku i mësuesit e plakut të urtë, Shaban Jashari, heronjve tonë, Adem e Hamëz Jashari, nga mixha Rifat Jashari.

I dashur mixhë, të paqim gjatë, të presim me padurim!

Gëzuar festat e Nëntorit!