14:46 / E Enjte, 05 Nëntor 2020 / OSH

Bekim Jashari: Po tentohet të dëmtohet imazhi i UÇK-së, por askush e as ndërkombëtarët nuk do ta arrijnë këtë

Ish presidenti i vendit Hashim Thaçi pak orë më parë ka dhënë dorëheqje pasi që është konfirmuar aktakuza ndaj tij nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në lidhje me pretendimet për krime gjatë luftës, raporton IndeksOnline.

Po ashtu edhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, i janë konfrimuar aktakuzat dhe nga çasti në çast pritet nisja e tyre për në Hagë, aty edhe ku ndodhet Gjykata Speciale.

Në lidhje me këtë situatë, ka folur kryetari i Skenderajt, njëherit djali i Hamzë Jasharit, Bekim Jashari.

Ai në një paraqitje për medie ka thënë se me këto arrestimet e veprimet e fundit, po tentohet të dëmtohet imazhi i UÇK-së, por se kjo nuk do të arrihet.

“Po tentohet të dëmtohet imazhi i UÇK-së, por askush e as ndërkombëtarët nuk do ta arrijnë këtë”, tha Jashari.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme është arrestuar ish zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, ndërsa aktakuzë është ngritur edhe ndaj shefit të Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi./IndeksOnline/