Bekim Jashari pranë shtatores së Fehmi e Xhevë Lladrovcit: Drenasi ka marrë pamje tjetër!
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari bashkë me asamblistët e tij kanë bërë homazhe pranë shtatoreve të heronjve, Fehmi e Xhevë Lladrovci në Drenas.
Jashari është i shoqëruar edhe nga kryetarit i Drenasit, Ramiz Lladrovci, fotografi kjo postuar nga i pari i Skenderajt në llogarinë e tij Facebook, përcjellë Indeksonline.
“Drenasi ka marrë pamje tjetër!
Drenasi ka më tepër hijeshi me shtatoren e dy trimave!
Lavdi jetës dhe veprës së heronjve, Fehmi dhe Xheva Lladrovci!”, ka shkruar përbri fotografisë Jashari./Indeksonline/