16:30 / E Martë, 05 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Bektashinjtë kërkojnë të njihen Komunitet Fetar

Javën e kaluar, Kuvendi i Kosovës e miratoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Liritë Fetare në Kosovë. U njohën gjashtë bashkësi fetare. Por, Komuniteti Bektashian nuk u njoh si komunitet i vecantë fetar.

Udhëheqësi i këtij besimi islam, kërkon të njihet Komuniteti – njëjtë sikur i kanë premtuar. Baba Mumin Lama shprehet i habitur me qasjen e Kuvendit, meqë, sikur thotë, nga myslimanët kosovarë, bektashinjtë janë shiitë, rrjedhimisht nuk mund të jenë pjesë e ndonjë Bashkësie tjetër.