Bekteshi komenton taksën ndaj prodhimeve serbe: Përfitimet e Maqedonisë janë afatshkurta
Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Kreshnik Bekteshi në një konferencë shtypi sot në Shkup ka komentuar edhe vendosjen e taksës për mallrat serbe dhe ato boshnjake, transmeton Indeksonline.
Ai pranoi se Maqedonia përfiton nga kjo masë që tashmë po e zbaton Kosova ndaj Serbisë por se thotë që ky përfitim për Maqedoninë është afatshkurt, raporton Indeksonline.