09:16 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Bellarabi pezullohet për katër ndeshje dhe gjobitet me 10 mijë euro

Presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeneß ka pohuar se Karim Bellarabi duhet të pezullohet pas fitores, 3-1 të bavarezëve ndaj Bayer Leverkusenit.

Bayerni ka njoftuar se Rafinha do të mungojë për disa javë pas një lëndimi të pësuar si rezultat i një ndërhyrje të rëndë nga Bellarabi.

”Ndërhyrja e Ballarabit ishte e ‘çmendur’ dhe budallallëk. Ky ishte një sulm. Ai duhet të pezullohet për tre muaj”, tha Hoeneß.

Federata e Futbollit të Gjermanisë, DFB tani ia ka plotësuar dëshirën presidentit bavarez, edhe pse Bellarabi do të pezullohet për një periudhë më të shkurtër, transmeton IndeksOnline.

Bellarabi do të pezullohet për katër ndeshje dhe do të gjobitet me 10 mijë euro për ndërhyrjen e tij ndaj Rafinhas. Njoftimi është bërë nga Federata dje.

Bayer Leverkuseni mund të apelojë për këtë vendim brenda 24 orëve.

Ai është përjashtuar në minutën e 80-të, vetëm shtatë minuta pasi u inkuadrua në lojë në vend të Kevin Volland.

Bellarabi u drejtua në rrjetet sociale për të kërkuar falje pas ndeshjes së shtune dhe ka mohuar se ndërhyrja e tij ishte e qëllimshme.

”Unë natyrisht se kërkoj falje ndaj Rafinhas dhe skuadrës sime për këtë ndërhyrje të panevojshme, nuk ishte ky qëllimi im. Kthehu më shpejt”, shkroi Rafinha./IndeksOnline/