09:16 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Leverkuseni tallet prapë me Cech – por, tani veterani i Arsenalit ka një përgjigjje brilliante

Veterani çek, Petr Cech startoi para Bernd Leno në ndeshjen e parë të Arsenalit në Premier League për këtë sezon ndaj Manchester Cityt të dielën.

Kjo erdhi si një befasi e madhe – dhe normalisht tifozët e Arsenalit ishin të zhgënjyer.

Ndaj skuadrës së Pep Guardiolas, tifozët donin që në portë ta shihnin përforcimin e verës në portë para Cech, i cili nuk është më në formën e duhur, transmeton IndeksOnline.

Dhe Cech bëri një gabim katastrofal në vijën e fundit duke dashur t’ja pasojë topin Shkodran Mustafit – por, topi gati sa nuk përfundoi në portën e tij.

Bayer Leverkusen, ish-klubi i Lenos u tallë me Cech duke e postuar gabimin e portierit të Arsenalit, e më pas edhe një video të Lenos ku ai shihet duke iu rezistuar mjaft mirë presioneve të kundërshtarëve.

Dy postimet shkuan viral, por tani Cech ka një përgjigjje brilliante ndaj klubit gjerman.

”Arsenal, ne shpërndajmë vlera të rëndësishme, të cilat na bëjnë ne një klub i madh dhe jo vetëm një skuadër futbolli. Kompeticioni i drejtë, profesionalizmi dhe sportiviteti jaë gjërat më të mëdha që i mësoni si futbollist i ri”.

”Dhe është dëshpëruese t’i shihni klubet tjera që nuk i shpërndajnë vlerat e njejta”, shkroi Cech duke e etiketuar Bayer Leverkusenin./IndeksOnline/