17:46 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Tre shqiptarë nga minuta e parë për Zurich kundër Leverkusenit

Në kuadër të grupit A në Europa League, Zurich do ta presë sonte Bayer Leverkusenin në Zvicër.

Zurich dhe Leverkusen e ndajnë vendin e parë në grupin përkatës me nga 6 pikë, dhe sonte fituesi përcakton shumë gjëra.

Herën e fundit kur dy skuadrat u përballën ishte sezoni, 2007/08, ku gjermanët fituan me rezultat, 5-0 në ”Stadion Letzigrund”, transmeton IndeksOnline.

Sikur në ndeshjet e kaluara, edhe sonte në formacionin startues të Zurich do të ketë futbollistë shqiptar.

Nga minuta e parë për zviceranët sonte do të luajnë Toni Domgjoni, Benjamin Kololli dhe Hekuran Kryeziu.

Pak para fillimit të ndeshjes, trajnerët e të dyja skuadrave i kanë publikuar tashmë formacionet startuese./IndeksOnline/