Bellerin i bën nder Barcelonës, Reali ndalet nga Betisi dhe përshendetet me titullin
Real Madrid ka bërë gabimin e radhës në La Liga.
”Los Blancos” lëshuan fiitoren nga duart në fund të ndeshjes, duke barazuar 1-1 me Betisin, shkruan IndeksOnline.
Skuadra mbretërore kishte epërsinë që nga minuta e 17-të, kur Vinicius Junior shënoi golin e epërsisë.
Por kur të gjithë prisnin fundin e ndeshjes, në skenë doli ish-futbollisti i Barcelonës, Hector Bellerin, i cili barazoi rezultatin në 90+3, duke i bërë nder ish-skuadrës së tij.
Reali tani ka zvogëluar edhe më shumë shanset për titullin e kampionit, pasi ka 74 pikë, tetë më pak se Barcelona që nesër luan kundër Getafes.
Në anën tjetër, Betisi renditet në vendin e pestë, me 50 pikë./IndeksOnline/
HECTOR BELLERIN WHAT A GOALLL
— MC (@CrewsMat10) April 24, 2026
THE LEAGUE TITLE IS HOME ALREADDYYY!! pic.twitter.com/XLSSNiARSj

