20:48 / E Mërkurë, 20 Shtator 2023 / Gj. Sh

Bellingham ”hero” i Realit, i sjell fitoren në fund të ndeshjes

Real Madrid ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve për sezonin 2023/2024.

”Mbretërit” mposhtën Union Berlinin me rezultat minimal 1-0, me golin i cili u shënua vetëm në minutën e fundit të ndeshjes, shkruan IndeksOnline.

Heroi i Real Madridit edhe këtë herë ishte futbollisti anglez, Jude Bellingham, i cili shënoi në minutën 90+4.

Los Blancos dominoi totalisht ndeshjen që nga fillimi, por goli nuk erdhi deri në momentet e fundit.

Real Madrid me këtë fitore kryeson Grupin C me 3 pikë, ndërsa nga ora 21:00 zhvillohet edhe ndeshja tjetër mes Bragës dhe Napolit./IndeksOnline/