13:07 / E Enjte, 07 Mars 2019 / indeksADMonline

Ben Affleck për ish-gruan e tij: Ende e dua, është e bukur

Aktori i famshëm zyrtarisht u divorcua vitin e kaluar pas 10 vjet martese.

Kohët e fundit ata u panë duke ecur përgjatë rrugës, duke folur dhe duke qeshur. Aktorët Ben Affleck dhe Jennifer Garner lanë çdo gjë prapa dhe në marrëdhënie normale për të kryer detyrat e tyre rreth tre fëmijëve të tyre.

Afleck ka pranuar se ende e do ish-gruan e tij, transmeton Indeksonline.

“Sigurisht që ende e dua, ajo është e bukur. Dikush që është nëna e fëmijëve tuaj, gjithmonë do të jetë personi më i rëndësishëm në jetën tuaj dhe kjo është shumë e mirë”, tha ai.

Çifti u nda zyrtarisht vitin e kaluar, por lajmi se janë ndarë ishte në vitin 2015. Arsyeja për divorcin ishte mashtrimi i supozuar i Benit me kujdestaren e familjes, por edhe problemi i tij me alkoolin./Indeksonline/