21:48 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Benzema bëhet golashënuesi i katërt më i mirë i Ligës së Kampionëve

Karim Benzema ka shënuar golin e parë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Viktoria Plzen.

Ky është goli i 57-të i francezit në Ligën e Kampionëve.

Ai tashmë është i katërti në këtë garë prapa Cristiano Ronaldos (120), Messi (105) dhe Raul (71).

Sulmuesi i Real Madrid gjithashtu është vetëm i treti futbollist që arrin të shënoj në 14 sezone të Ligës së Kampionëve.

Benzema është kritikuar për formën e dobët megjithatë statistikat tregojnë në favor të tij. /IndeksOnline/