18:13 / E Diele, 07 Mars 2021 / C E

Benzema e shpëton Reali nga humbja, Atletico mbetet në krye

Real Madrid ka nxjerrë një pikë në minutat e fundit të ndeshjes në derbin lokal kundër Atletico Madridit.

Dy skuadrat madrilene kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e javës së 26-të të LaLigës, shkruan Indeksonline.

Atletico kaloi në epërsi në minutën e 15-të të ndeshjes me golin e Luis Suarez.

Reali barazimin e siguroi në minutën e 88-të me golin e Karim Benzema.

Atletico mbetet në krye të La Ligës me 59 pikë, tri më shumë se Barca derisa Reali është në vendin e tretë me 54 pikë. /IndeksOnline/