75 Mall Live Search
12:13 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Beogradi ankohet se nuk ka marr asnjë informatë nga Prishtina për hetimet e vrasjes së Ivanoviqit

Beogradi zyrtar nuk ka pranuar akoma asnjë informatë nga hetimi që po bëhet për vrasjen e liderit të iniciativës serbe në Kosovë ‘Liri,demokraci, drejtësi’, Oliver Ivanoviq.

Kështu ka thënë drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.

Ai ka theksuar se Prokuroria e Mitrovicës kishte shprehur gatishmëri të bashkëpunoj me Beogradin për të shkëmbyer informata për vrasjen e Ivanoviqit, por se akoma nuk kanë marr asnjë informatë. /Indeksonline/