11:10 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

“Autostrada e Gjilanit”, Prokuroria Speciale së shpejti ngritë aktakuzë për keqpërdorim milionësh

Prokuroria Speciale ka nisur hetimet në lidhje me keqpërdorimin e mjeteve të dedikuara për “Autostradën e Gjilanit”.

Burimet e Indeksonline kanë thënë se për keqpërdorim milionësh në këtë projekt së shpejti do të ngritët aktakuzë ndaj disa të dyshuarve.

Sipas burimeve, në aktakuzë do të përfshihen njerëz nga pozita e opozita.

Indeksonline ka tentuar të marrë përgjigje nga vet zyrtarët e lartë të shtetit që dyshohet se janë të përfshirë në këtë rast, mirëpo askush nuk ka dëshiruar të prononcohet.

Çmimi i kësaj autostrade ishte llogaritur të jetë 126 milionë euro, ku sipas zyrtarëve të MI-së ajo është ndarë në 8 lote, nga 8 operatorë të ndryshëm ekonomikë.

Indeksonline së shpejti do të publikojë edhe përmbajtjen dhe emrat e atyre që janë të përfshirë në aktakuzë./Indeksonline/