Beogradi reagon ndaj Nasim Haradinajt, pasi tha se ka vrarë serbë
Deklarata e përfaqësuesit të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, i cili pranoi publikisht se ka vrarë serbë gjatë kohës së luftës, ka ngjallur reagime nga mediat beogradase.
Madje, ai gjatë një emisioni televiziv tha se nuk i frikësohet Gjykatës Speciale.
“Kam vra ushtarë serbë sa herë që kam pasur shancën. I them familjes time se më vjen keq që nuk kam vra aq sa më ka dashur qejfi. Më vjen keq që m’i kanë vra shokët, por më vjen mirë që i kam vrarë serbët”, është shprehur ai, transmeton Indeksonline
“MONSTRUOZNO PRIZNANjE HARADINAJA: Žao mi je što nisam ubio onoliko Srba koliko sam hteo!”, titulli i gazetës “Novosti”
“Nasim Haradinaj: Ubijao sam srpske vojnike kad god sam mogao”, titulli i “N1”
“Nasim Haradinaj: Žalim što nisam pobio više Srba”, titulli i televizionit publik, “RTS”. /Indeksonline/