20:37 / E Hënë, 19 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Beqaj: Demarkacioni do të ratifikohet, janë edhe tri tema të mëdha që duhet zgjidhur!

Marrëveshja që la ‘peng’ Kosovën që disa vite po duket se po i vjen fundi së shpejti. Krejt kjo pasi u arrit nënshkrimi i aneks-marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi për mundësin e rishikimit dhe korrigjimit të territorit.

Qeveria e Kosovës nesër pritet që fillimisht  ta tërheq Projektligjin për këtë marrëveshje, ndërsa tutje ta procedon atë me aneks-marrëveshjen për në Kuvend.

Lidhur me këtë, “Indeksonline” ka kontaktuar  politologun e njohur kosovar, Belul Beqajn i cili ka dhënë një vlerësim sa i përket kësaj çështje.

Sipas tij, arritja e aneks-marrëveshjes ka ardhur me kërkesën e miqve  ndërkombëtarë.

“Mendoj se nuk është në pyetje konsensusi mes tyre por gatishmëria e kryeministrit të Kosovës që të ndryshoj qëndrimin rreth një teme që  ka ndikuar vendosmërisht për të ardhur  në pushtet. Ai ka kërkuar një preteksë për të respektuar “kërkesën e qytetarëve dhe të miqve ndërkombëtarë”,e mbi të gjitha për të vazhduar pushtetin “, ka thënë ai.

Tutje, Beqaj shton se kryeministri Haradinaj këtë e ka pasur si arsyetim që të mbulohet nga ratifikimi i raportit të Komisionit të , Murat Mehës, që një raport të tillë e pati refuzuar kryeministri duke e cilësuar si të gabuar.

Ndërkaq, ai beson se demarkacioni do të ratifikohet në ditët në vijim pasi ndërkombëtarëve iu nevojitet Ramush Haradinaj edhe për tri tema të mëdha.

“Nëse kryeministri ka marrë, ose merr premtime nga ndërkombëtarët me ndikim se ratifikimi i Raportit të Komisionit të Mehës , me një aneks “shpëtimtarë” ia garanton vazhdimin e pushtetit, kjo mund të bëhet shpejtë, nëse nuk merr premtime do të zgjasë derisa ti merr premtimet, nëse nuk i jepen premtimet ratifikimi i kësaj marrëveshje nuk do të bëhet. Por,besoj se ndërkombëtarët do ti premtojnë vazhdimin e pushtetit sepse janë edhe tri tema të mëdha të cilat janë duke pritur zgjidhje nga lideri “sakrifikues”- Gjykata speciale, Bashkësia e komunave me shumicë serbe, vazhdimi i dialogut me Serbinë….”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, për ratifikimin e demarkacionit në Kuvend nevojiten 2/3 e votave apo 80. Deri më tani koalicioni i ka 61 ndërsa kryeministri Haradinaj ditë më parë deklaroi se ende nuk e kanë marrë konfirmimin e Listës Serbe se do ta votojnë këtë marrëveshje. /Indeksonline/