19:14 / E Shtunë, 06 Tetor 2018 / indeksADMonline

Beqiri: Ka vullnet dhe përkushtim të shkohet sa më shpejt në zgjedhje të reja

Sekretari i Përgjithshëm i  LDK-së, Ismet Beqiri ka marr zhvilluar sot një takim me strukturat partiake të Dragashit.

Në një postim në Facebook, Beqiri ka shkruar se në takim u tha që sa më shpejt duhet të largohet nga pushteti, qeveria aktuale.

Sipas tij, në parti ka vullnet dhe përkushtim që sa më shpejt të shkohet drejt zgjedhjeve të reja, transmeton Indeksonlnie.

Më poshtrë postimi i Beqirit:

Në Degën e Dragashit ishte takimi i radhës me strukturat partiake.

Paraqitja e qëndrimeve dhe orientimeve tona si LDK për të gjitha zhvillimet aktuale dhe planifikimet për të ardhmen ishin fokus i takimit tonë.

Ishte një debat i hapur, bashkëbisedim

mjaftë i nevojshëm dhe i dobishëm.

Ishte vlersim i përbashkët se duhet sa më shpejtë të largohet nga pushteti kjo qeveri e dëmshme me zgjedhje të reja nacionale.

Falenderojm Kryetarin e Degës z.Selim Kryeziu dhe strukturat e Degës për punën e bërë dhe rezultatet e treguara në zgjedhjet nacionale dhe lokale të vitit te kaluar.

Vullnet, gadishmëri dhe përkushtim që me punë edhe më madhe, të shkojm drejtë zgjedhjeve të reja dhe fitores së LDK-së, fitores së qytetarëve të Kosovës.

LDK parti e shpresës dhe besimit të qytetarëve të Kosovës.

Pas disa ditësh vazhdojmë me Degët tjera. /Indeksonline/