75 Mall Live Search
19:51 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

Beqiri: LDK është parti e madhe, përplasjet nuk na dëmtojnë

Deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka komentuar përplasjet e fundit brenda partisë.

Sipas tij, LDK është parti e madhe dhe se këto përplasje nuk e dëmtojnë subjektin.

“Nuk mendoj që janë përplasje serioze, këto që ka pas deklarime të ndryshme. Ajo cfarë ka ndodh kohën e fundit ka të bëjë kryesisht me dialogun, sjelljen dhe veprimet e Hashim Thaçit. Është publike qëndrimi i LDK-së, mbetet i pandryshueshëm, nuk mendoj që ka përplasje të natyrës së tillë. Ne si LDK si subjekt politik e kemi qëndrimin shumë të qartë se kush duhet me udhëheq dialogun.”, ka thënë ai në një prononcim për Indeksonline.

Sipas tij, LDK është subjekt dhe familje e madhe.

“Nuk i marr si përplasje serioze brenda partisë. LDK është subjekt i madh, nuk mund ta dëmtojnë LDK sepse jemi familje dhe anëtarësi shumë e madhe, nuk mund t’i bëjnë partisë keq.”, ka shtuar ai.

Vlen të kujtojmë se kohën e fundit ka përplasje të vazhdueshme brenda disa anëtarëve të kësaj partie.

Është nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri ai që drejtëpërdrejt akuzoi Vjosa Osmanin dhe dy deputetët tjerë Armend Zemaj dhe Haxhi Avdylin që kishin vizituar Kullën e Isa Boletinit në veri të vendit. /Indeksonline/