20:28 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

Beqiri në Sesionin e IV-të të Asamblesë Parlamentare në Strasbourg

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri po merr pjesë në sesionin e IV-të të rregull të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasbourg.

Me këtë rast, Beqiri ka zhvilluar takime me lider të ndryshëm gjerman, ku ka folur për situatën politike dhe institucionale në Kosovë.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Këto ditë po mbahet sesioni i IV-të i rregullt i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasbourg.
U takova me Dr. Andreas Nick, Deputet i CDU-së në Bundestangun Gjerman dhe Shef i Delegacionit Gjerman në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe z.Jurgen Hardt Deputet i kësaj partie, gjatë punimeve në Grupin politikë të Partive popullore Evropiane(EPP).
Biseduam për situatën aktuale politike dhe Institucionale në Kosovë dhe qëndrimet e LDK.
E falenderova për përkrahjen e vazhdueshme të Shtetit mik dhe qytetarëve gjerman për Republikën e Kosovës, me theks të veçant të Kancelares znj. Angela Merkel.
Po ashtu po marrim pjesë edhe në seancat e Asamblesë Parlamentare dhe Komitetet e ndryshme të Asamblesë.
I.Beqiri