75 Mall Live Search
12:24 / E Mërkurë, 14 Mars 2018 / indeksADMonline

Beqiri: Pa LDK-në s’mund të kalojnë vendimet e rëndësishme për vendin

Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri, ka deklaruar se nuk është e vërtetë që LDK e ka penguar formimin e ushtrisë së Kosovës, por ka tërhequr vërejtjen se pa këtë parti s’mund të kalojë asnjë vendim.

Ai në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës theksoi se LDK po sillet si parti serioze në opozitë.

“Marr përgjegjësi publike për këtë që them, asnjëherë s’ka pasur ofertën me këmbim të vendeve të rezervuara në këmbim të ushtrisë. Kur keni nevojë për vota të LDK-së, edhe si koalicion, së paku respektojeni, pasi pa LDK-në s’mund të kalojnë vendimet dhe nuk ka shtet të mirëfilltë të Kosovës”, ka thënë Beqiri.

Temat: