19:19 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Beqiri: Qeverisja e keqe duhet të përfundojë sa më parë

Kryesia e LDK-së dhe deputetët e kësaj partie, sot kanë takuar strukturat e LDK-së në Artanë.

Sekretari dhe deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri ka theksuar se “qeverisja e keqe duhet sa më parë të përfundojë dhe me votën e lirë të krijohen Institucione kredibile dhe të besueshme”.

Postimi i Beqirit në Facebook:

Takimi i radhës në Degën e Artanës, Bashkëbisedim me strukturat e saj për të gjitha zhvillimet aktuale politike, institucionale dhe partiake, falenderoj Kryetarin Bajrush Ymeri si dhe strukturat e degës për punën e mrekullueshme qe po e bëjnë. Qeverisja e keqe duhet sa më parë të përfundoj dhe me votën e lirë të krijohen Institucione kredibile dhe të besueshme.