75 Mall Live Search
08:07 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Bëri më shumë në 2 minuta se sa që Dembele bëri për 80

Ernesto Valverde nuk ka arritur deri më tani ta marrë më të mirën nga Ousmane Dembele apo Malcom, megjithatë, mbrëmë, sulmuesi brazilian bëri më shumë në dy minuta se sa që francezi bëri për 80 minuta.

Dembele startoi nga minuta e parë në ”Giuseppe Meazza”, ku Barcelona kishte nevojë vetëm për një pikë që ta siguronte kualifikimin në fazën e ardhshme.

Pavarsisht dominimit të mysafirëve në pjesën e parë, Barcelona nuk ia doli të shënojë deri në minutën e 83-të, transmeton IndeksOnline.

Dembele bëri një paraqitje zhgënjyese, dhe ishte Malcom ai i cili shënoi golin e epërsisë.

Goditja e tij dinake befasoi Samir Handanovic, dhe tani ngadalë ai po futet në zemrat e tifozëve.

Valverde nuk i ka dhënë më shumë se 105 minuta Malcom që prej ardhjes së tij në verë, por tani trajneri duhet ta kuptojë se ai meriton më shumë./IndeksOnline/