Bëri tejkalim në vijë të plotë, policia i merr patentë shoferin një 20-vjeçari
Policia e Kosovës sot në fshatin Rakaj të Ferizajt ka shqiptuar gjobë ndaj shoferit E.A i moshës 20 vjeçare. I njëjti me veturë ka bërë tejkalimin në vijë të plotë.
Në njoftimin e policisë thuhet se ndaj tij është shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 200 euro, dy pikë negative, dhe për tre muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.
“Ndaj tij policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative, dhe për tre (3) muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos bëjnë tejkalim në vijë të plotë”, thuhet në njoftim.