13:22 / E Enjte, 18 Maj 2023 / B O

Berisha: Alibeaj ka marrë 220 mijë euro nga Rama

Sali Berisha thotë se Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj janë të përjashtuar përfundimisht nga PD.

I pyetur për dorëheqjen e Alibeajt, Berisha tha se ai i shërbeu Ramës e se ka marrë nga ky i fundit 220 mijë euro.

‘Qëndrimi dhe deklarata ime është kjo. Dy persona janë të larguar në mënyrë përfundimtare nga PD njëri është Lul Brava dhe tjetri është Alibasha, që mori sot shpërblim nga Edi Rama 220 mijë euro. PD është e hapur për të gjithë të tjerët. Për debat për negociata për çfarë të dëshirojë. Ky është qëndrimi ynë, por dy persona pengje të Edi Ramës u përdorën për të goditur opozitën shqiptare. U bëj thirrje t’i lexoni rezultatet me realizëm. PD iu mohua logoja, PD ju mohua. Kur ringu ishte përgatitur për ndeshjen me mekanizma ala Putin, shpalli vetën kundërshtar duke mos lejuar kundërshtarin të futet në ring.’- tha Berisha.