12:31 / E Martë, 02 Mars 2021 / Blerim

Berisha dhe Diamanti, një kombinim fantastik në Australi: Është kënaqësi të luash me të, nuk me lë të flas!

Besart Berisha po vazhdon me formë fantastike në futbollin e Australisë.

Ylli kosovar dhe ish-sulmuesi i Kombëtares së Kosovës gjatë vikendit shënoi dy gola në fitoren e Western Unitedit 4-3 ndaj Melbourne Victorys, shkruan IndeksOnline.

Në këtë ndeshje, Besi pranoi dy asiste nga legjenda e futbollit italian, Alessandro Diamanti. Ai e tregon lidhjen e mirë që ka me ish-lojtarin e West Hamit dhe shumë skuadrave të tjera europiane.

“Lidhja jonë e të kuptuarit është në një nivel shumë të lartë. Një herë në stërvitje doja t’i shpjegoja atij diçka në lidhje me vrapim tim, por ai më tha: Bes të lutem ndalo! Mos fol shumë dhe vetëm shëno gola. Unë do të pasoj topin, mos më fol!”, ka thënë Besart Berisha për Grandstand Football Podcast.

Këtë sezon, Berisha ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 1 asist./IndeksOnline/