14:24 / E Mërkurë, 24 Janar 2018 / indeksADMonline

Berisha flet nga Dubai: Shans i mirë për të treguar potencialin e Kosovës (Foto)

Bernard Berisha, futbollisti i Akhmat Groznyt gjendet në pushime në Dubai.

Edhe pse gjendet në një nga vendet më të bukura në Botë, kosovari e ka përcjellë me vëmendje shortin e Përfaqësueses së Kosovës për Ligën e Kombeve.

Ai në një intervistë për IndeksOnline thotë se Kosova tani ka mundësinë ta tregoj vetën.

“Po edhe pse jam në Dubai e kam përcjellë shortin. I cili për mendimin tim është i lehtë por duhet t’i vlerësojmë kundërshtarët, pasi nuk ka përfaqësuese të lehtë. Unë mendoj se kjo është një shans e mirë për të treguar potencialin dhe nivelin e Kosovës”, ka thënë Berisha.

UEFA publikoi shortin e Ligës së Kombeve, duke mësuar kështu se Kosova do t’i ketë këta kundërshtarë: Maltën, Ishujt Faroe dhe Azerbajxhanin.

Ndeshjet e para priten të zhvillohen gjatë muajit shtator, më 6 dhe 8./IndeksOnline/