23:09 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Berisha i entuziazmuar: Shqiptarët dinë ta kallin atmosferën

Mesfushori i rikthyer në Kombëtare, Valon Berisha, luajti rol krucial në fitoren e sontme.

Berisha startoi nga minuta e parë, ku ndihmoi skuadrën për ta mposhtur Maltën në ”Fadil Vokrri”.

Skuadra e Bernard Challandes triumfoi me rezultat, 3-1, ndërsa Berisha e pranoi se skuadra humbi shumë raste për shënim, transmeton IndeksOnline.

”Ishte kënaqësi e madhe të rikthehesha, pasi mungova për shkak të lëndimeve”.

”Ishte një atmosferë e mirë. Shqiptarët dinë ta kallin atmosferën, natyrisht”.

”Luajtëm mirë, në pjesën e parë humbëm gola, por pas barazimit treguam moral, luftuam dhe nuk u dorëzuam deri në fitore”.

”Goli i Maltës e prishi paksa, por me rëndësi ishte që morëm tre pikë”, u shpreh Berisha./IndeksOnline/