22:10 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

Berisha: KEK-u është një shtet në shtet

Arben Berisha, drejtor i Mbrojtjes dhe Mjedisit në Obiliq, ka folur lidhur me pamundësinë institucionale për ndërhyrje në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Në emisionin “Jeta në Kosovë”, Berisha tregoi se çfarë i ndodhi atij dhe disa zyrtarëve të Komunës së Obiliqit kur u munduan të konstatojnë dhe të ndalin një ndotje që po bëhej nga kjo korporatë.

“Më herët, kur unë e kam ngritur një çështje të shkarkimit të fenolëve që i kemi gjetë, drejtpërdrejt në toka i shkarkojnë, për gjashtë muaj ne nuk jemi leju me hy në KEK. KEK-u është një shtet në shtet. Nuk është bash lehtë me hy edhe me rregullu gjërat aty për arsye që unë i di dhe i dimë ne të gjithë por unë i di se jam afër aty”, tha Berisha.

Ai po ashtu tha se shpreson që në Qeverinë e re do të ketë përkrahje më të madhe në përballje me ‘menaxhmentin e papërgjegjshëm në KEK”

Këtë deklaratë ai e bëri si panelist në konferencën e gjashtë të Konsorciumit Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), që po transmetohet në emisionin ‘Jeta në Kosovë’.

Në këtë emision, që këtë javë i kushtohet mbrojtjes së shëndetit publik, pjesëmarrës janë edhe shkencëtarë, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për këtë fushë./Kallxo.com