17:51 / E Hënë, 23 Nëntor 2020 / A. A

Berisha: Kur e nxjerr jashtë ‘shpirtin e shqiptarit’…

Mesfushori Valon Berisha po kalon formën më të mirë, prej se është transferuar në Francë te Reimsi.

Ai u zgjodh njeriu i ndeshjes në takimin ndaj Nimes, që përfundojë me disfatë 0-1.

Në profilin e tij në Instagram, Berisha ka publikuar një fotografi ku shihet duke bërë një ndërhyrje.

“Kur e nxjerr jashtë ‘shpirtin e shqiptarit’” e përshkruan kështu fotografinë duke ia bashkuar flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë.

/Indeksonline/