Tjetër përforcim nga Ballkani, sjell lojtarin nga Bregu i Fildishtë
Ballkani ka bërë një tjetër transferim në këtë afat kalimtar.
Bëhet fjalë për mbrojtësin nga Bregu i Fildishtë, Abou Dosso i cili vjen nga klubi moldav, Zimbru Chisinau.
Ballkani, pagoi rreth 275 mijë euro për mbrojtësin e majtë ku nënshkroi kontratë njëvjeçare.
Dosso, pritet që të bëjë debutimin e tij në ndeshjen kualifikuese të Ballkanit në Conference League ndaj Connah’s Quay Nomads, që luhet këtë të enjte./IndeksOnline/

