Berisha lëndohet përsëri në stërvitje me Leccen, e humb sezonin
Mesfushori shqiptar, Medon Berisha ka pësuar një lëndim të ri.
Ai e pësoi gjatë stërvitjeve të së shtunës pak para rikthimit të tij nga lëndimi paraprak.
Ndërsa gjatë ditës së sotme ju nënshtrua testimeve, ku i verifikuan një lëndim të ri në muskuj, ku do t’i hyj një operacioni që do të thotë se sezoni për të ka përfunduar.
Berisha, e kishte nisur sezonin mbarë ku bëri 13 paraqitje dhe shënoi 2 gola dhe 3 asiste për Leccen./IndeksOnline/

