11:33 / E Martë, 17 Mars 2020 / indeksADMonline

Berisha, Muriqi e Hadërgjonaj, kosovarët e fundit që do t’i futen karantinës

Turqia dhe Rusia ishin dy vendet e mëdha që nuk po e ndalnin kampionatin shkaku i koronavirusit.

Por, mëngjesi i sotëm, ka ndryshuar vendimin tek Rusia, aty ku luan edhe Bernard Berisha me Terek Groznyn.

Kampionati është pezulluar sot, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Federata e Futbollit të Rusisë ka marrë vendim që së paku deri më 10 prill të ndalohen garat.

Vendim të njëjt pritet të marrë edhe Kampionati Turk, aty ku luajnë Muriqi e Hadërgjonaj. Presidentët e skuadrave kanë kërkuar nga Federata që të pezullohet kampionati.