09:02 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Berisha në moshë, por në top formë, pas një viti rikthehet në formacionin më të mirë të javës, në Australi

Besart Berisha është zgjedhur zyrtarisht në formacionin më të mirë të javës në Australi.

Sulmuesi kosovar shënoi 2 gola me skuadrën e tij Western United, kundër Melbourne Victorys.

Pasi kaloi një vit në Japoni te Sanfrecce Hiroshima, Berisha vendosi të rikthehet në shtetin ku ka bërë histori, duke qenë golashënuesi më i mirë në elitën e futbollit, shkruan Indeksonline.

Këtë edicion, 34- vjeçari ka shënuar 5 gola në 8 ndeshje me Western United.

/Indeksonline/