21:52 / E Mërkurë, 08 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Berisha: Pas koalicionit në Klinë, i logjikshëm edhe koalicioni në Prishtinë me LDK-në

Indeksonline para pak minutave ka rapotuar ekskluzivisht për koalicionin e arritur në mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në komunën e Prishtinës.

E është pikërisht anëtari i AAK-së, njëherësh zv/ministër në Qeverinë Haradiaj, Anton Berisha i cili ka theksuar se është një koalicion i tillë është i logjikshëm, shkruan Indeksonline.

Sipas tij pas koalicionit në mes këtyre dy partive në Klinë, radhitet edhe ky në Prishtinë.

Ky është postimi i plotë:

Pas koalicionit te AAK-se me LDK-ne ne Kline, eshte e logjikshme dhe e natyrshme qe te njejtin koalicion ta kemi edhe ne Prishtine.